Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, skuadra e Chelseat do të forcohet në repartin sulmues me francezin Christopher Nkunku. Chelsea ka njoftuar të enjten se Nkunku është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë prej muajit dhjetor. Ai pritet të aktizivohet në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Ligës, që Chelsea e luan kundër Newcastle Unitedit më 13 dhjetor. 25-vjeçari iu bashkua Chelseat këtë verë për 60 milionë euro, por ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje këtë edicion për shkak të lëndimit të gjurit që e pësoi në fazën përgatitore.
Nkunku do të jetë “armë shtesë” për trajnerin Mauricio Pochettino pasi Chelsea ka pasur telashe me shënimin e golave deri më tani. Ai ka kontratë me londinezët deri në vitin 2029.