Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mbetet disa muaj pa Nkunkun

Sulmuesit Christopher Nkunku do t’i duhet të presë edhe disa muaj për ta bërë debutimin e tij zyrtar me skuadrën e Chelseat.

Kjo për shkak se francezi është i lënduar dhe tashmë ka nisur rehabilitimin e tij pas operimit të gjurit, ka njoftuar Chelsea të martën.

Në njoftimin e klubit anglez thuhet se Nkunku do të mungojë për një periudhë paksa më të gjatë, ndërsa mediumet britanike shkruajnë se ai do të qëndrojë jashtë fushës të paktën për katër muaj. Nkunku iu bashkua Chelseat këtë verë, ndërsa javën e shkuar e dëmtoi gjurin në miqësoren kundër Borussia Dortmundit, që përfundoi me rezultatin 1:1. 25-vjeçari shihet si përforcim i madh te Chelsea pas formës së mirë që e tregoi edicionin e shkuar te Leipzigu, ku shënoi 23 gola në të gjitha garat. Nkunku ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2029.