Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nkunku thotë se do të japë gjithçka për Chelsean

Christopher Nkunku ka thënë se do të japë gjithçka për Chelsean, pasi e kompletoi transferimin në klubin nga “Stamford Bridge”.

Sulmuesi francez këtë javë nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa u transferua nga Leipzigu për 65 milionë euro.

25-vjeçari kishte nënshkruar parakontratë me londinezët në muajin dhjetor.

“Mund të them se jam punëtor i madh. Do të jap gjithçka për klubin, tifozët. Do të mundohem ta ndihmojë skuadrën të fitojë trofe. Shpresoj se do t’i bëj të gjithë të lumtur, sepse për këtë arsye jam këtu”, theksoi Nkunku.

Ai shënoi 23 gola në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Lepzigun në edicionin e fundit.

Artikuj të ngjashëm