Golashënuesi i vetëm deri tani në ndeshjen ndaj Serbisë, Richarlison, është në super formë.
Richarlisoni që luan me Tottenhamin në Premier League, me dy golat ndaj Serbisë, ka shkuar në kuotën e nëntë golave në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Brazilin.
Brazili e ka shmangur disfatën në shtatë ndeshjet e fundit kur ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës.
Humbjen e fundit në këtë statistikë e kishte pësuar në vitin 2010 nga Holanda, 2:1, ka shkruar “BBC” të enjten.