Sport

Rice zgjedh Arsenalin para Chelseat e Unitedi

Mesfushori defanziv Declan Rice, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në fund të këtij sezoni. “Sky Sports” raporton të hënën se Rice ka zgjedhur Arsenalin para Chelseat e Manchester Unitedit, skuadra që gjithashtu ishin të interesuara për shërbimet e tij.

Thuhet se Rice parimisht ka arritur marrëveshje me Arsenalin, që tashmë po negocion me West Ham Unitedin për transferimin e tij.

Për ta lënë të lirë 24-vjeçarin, West Hami po kërkon të paktën 80 milionë euro. Rice është kapiten i West Hamit, ndërsa këtë sezon ka një gol e tri asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e ekipit të parë të West Hamit prej vitit 2017, ndërsa ka edhe 39 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.