Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rice, prioritet i Arsenalit

Declan Rice është objektivi kryesor i Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “The Times” të hënën. Bëhet e ditur se Arsenali është favorit në garën me Chelsean për mesfushorin e Anglisë. Arsenali ka ofruar 90 milionë euro.

Krahas Arsenalit dhe Chelseat, interesim për 24-vjeçarin kanë shprehur edhe Manchester City dhe Manchester United.

Rice me West Hamin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Rice në 19 ndeshje në Premier League këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.

Artikuj të ngjashëm