Ngasësi i McLarenit, Daniel Ricciardo, do të jetë jashtë garës testuese në Bahrejn pasi mori përgjigje pozitive në testin për koronavirus. Para përgatitjeve për sezonin e ri në Formula 1, skuadra mori goditje të madhe pasi australiani, i cili nuk ndihej mirë prej ditës së mërkurë, u konfirmua se është i infektuar me virus.
32-vjeçari Ricciardo do të dalë nga izolimi në kohë dhe pritet të jetë pjesëmarrës në garën hapëse në Bahrejn, që mbahet prej 18 deri më 20 mars.
Ricciardo mori pjesë në testin parasezonal në Barcelonë muajin e kaluar, por në garën e parë të sezonit, do të garojë për herën e parë që prej 24 shkurtit.