Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetteli e humb “Grand-Prixin” e Bahrejnit

Katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, do ta humb garën e parë të sezonit në Formula 1.

“Grand-Prixi” i Bahrejnit do të mbahet të dielën, por Vettel nuk do të mund të garojë për shkak të testit pozitiv për koronavirus.

Ngasësi i “Aston Martinit” do të zëvendësohet nga Nico Hulkenberg.

Për shkak të virusit, testin final në Bahrejn javën e kaluar, e humbi edhe ngasësi i “McLarenit”, Daniel Ricciardo.

34-vjeçari Hulkenberg, ngasësi rezervist i “Aston Martinit”, nuk ka qenë ngasës i Formula 1 prej vitit 2019, por i ka plotësuar vendet për të tjerët.

Gjermani u paraqit tri herë në vitin 2020 kur e zëvendësoi Sergio Perezin dhe Lance Strollin, të cilët munguan për shkak të koronavirusit.

Gara e dytë e sezonit në Formula 1 do të jetë në Arabinë Saudite më 27 mars.

Artikuj të ngjashëm