Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen synon fitoren e parë të sezonit 2023 në Bahrejn

Max Verstappen nuk e ka fituar ende garën e parë të sezonit në Formula 1 ose garën për Çmimin e Madh të Bahrejnit. Por kampioni i dyfishtë botëror i skuderisë së Red Bullit mund ta shijojë këtë suksese në shtegun Sakhir të dielën dhe të vazhdojë aty ku e la vitin e kaluar. Holandezi 25-vjeçar fitoi 15 gara në vitin 2022, përfshirë edhe atë finale në Abu Dabi për t’u konfirmuar kampion. Po ashtu, Verstappen tregoi në testime javën e kaluar se përsëri ka bolidin më të shpejtë dhe është personi që duhet ta mposhtin në sezonin e ri.

Megjithatë, nuk do të ketë vetëkënaqësi për holandezin. Ai nisi garën nga rreshti i parë në Bahrejn vitin e kaluar por u tërhoq tri xhiro nga fundi ndërsa ishte në vendin e dytë. Në vitin 2021, ai udhëhoqi të tri seancat stërvitore dhe startoi garën nga “pole-position” për të përfunduar i dyti pas Lewis Hamiltonit të Mercedesit.

Verstappen ishte gjithashtu i dyti në Çmimin e Madh të Bahrejnit në vitin 2020. Në fakt, ai u tërhoq në tri nga pesë garat e mëparshme të Bahrejnit. Verstappen udhëhoqi kampionatin vitin e kaluar nga gara e gjashtë në Spanjë, që do të thotë se një tjetër fitore të dielën do të zgjeronte ecurinë e tij si lider kampionati në 18 gara radhazi.

“Është gara e parë e sezonit dhe duhet të jem i kujdesshëm. Sigurisht që kërkoj triumfin sepse do të thotë shumë për mua të fitoj në Bahrejn”, ka pranuar Verstappen.

Red Bulli pret që Verstappeni të jetë edhe më i mirë këtë sezon pasi ai ndjek titullin e tretë rresht dhe fillimi i edicionit në krye të podiumit është një mënyrë e menjëhershme për ta bërë këtë.

Edhe Asgjë e re, Verstappen e nis aty ku e la Sport Asgjë e re, Verstappen e nis aty ku e la

“Ai është treguar fantastik vitet e fundit, kështu që nuk kam dilema as këtë vit. Pa dyshim që mbetet piloti më i mirë dhe me bolidin më të shpejtë. Ai ka përvojë dhe thjesht pres që ta vazhdojë dominimin”, është shprehur shefi i skuderisë së Red Bullit, Christian Horner. “Fizikisht ai është në formë të mirë dhe i emocionuar me startin e sezonit”.

Charles Leclerc fitoi në Bahrejn vitin e kaluar me Ferrari, ndërsa kolegu i tij që doli i dyti, Carlos Sainz, pati xhiron më të shpejtë. Përsëritja e këtij suksesi të dielën do të ishte fillimi i përsosur për shefin e ri të skuderisë italiane, Fred Vasseur.

Ferrari mund të jetë rivali më i afërt i Red Bullit, me Mercedesin që rregulloi defektet që e munduan skuderinë në fillim të vitit të kaluar, por me sa duket ende i mungon performanca bolidit. Mbetet për t’u parë nëse Lewis Hamilton do të jetë në gjendje që me bolidin e tij më të lehtë në peshë ta rivalizojë Verstappenin.

“Duhet të hyjmë me një mendje të hapur”, tha George Russell, i cili mori fitoren e vetme të Mercedesit vitin e kaluar ndërsa Hamilton që ka triumfuar pesë herë në Bahrejn, nuk e regjistroi asnjë fitore për herë të parë në karrierë.

Edhe Formula 1, Verstappen e fiton garën e parë të sezonit Sport Formula 1, Verstappen e fiton garën e parë të sezonit

“Red Bulli duket shumë i fortë, por të gjithë po punojnë pa probleme për ta rikthyer Mercedesin në krye”, tha Hamilton, i cili ka shtatë tituj kampioni.

Provat nga testimi sugjerojnë se skuderia Aston Martin mund të jetë sfiduese për podiumin, megjithëse ende nuk kanë zbuluar se kush do të jetë partner i ngasësit të ri dhe kampionit të dyfishtë botëror, Fernando Alonso. Lance Stroll ende nuk është rikuperuar plotësisht pas një aksidenti në Spanjë, por te Aston Martini kanë vendosur ta presin edhe pak. Fillestari amerikan Logan Sargeant, në Williams, dhe australiani Oscar Piastri në McLaren, do të debutojnë në garë ndërsa Nyck de Vries i AlphaTauri përgatitet për fillimin e tij të dytë në garë pasi plotësoi vendin e Alex Albon në Williams në garën e Monzas vitin e kaluar.