Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reyna mbetet te Dortmundi

Mesfushori Giovanni Reyna nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi në janar, përkundër ofertave që ka marrë nga skuadrat tjera. “Sky Sport Germany” njofton të mërkurën se futbollisti amerikan ka vendosur të qëndroj të Dortmundi të paktën deri në fund të këtij edicioni.

Reyna ka refuzuar ofertat e disa skuadrave, përfshirë këtu edhe Milanin nga Serie A. 21-vjeçari ka pasur telashe me lëndimet këtë edicion dhe në total, ka regjistruar 6 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.

Ai prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Dortmundit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Reyna ka edhe 24 paraqitje dhe 7 gola të shënuar për Përfaqësuesen e SHBA-së.