Mats Hummels nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi këtë verë, pasi do të jetë pjesë e ekipit të paktën edhe për edicionin e ardhshëm. “Kicker” ka njoftuar të martën se Hummels ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës që i skadon muajin e ardhshëm.
Me rinovimin e kontratës që do të bëhet zyrtare këtë javë, Hummels do të jetë pjesë e Dortmundit edhe edicionin e ri e do ta ketë mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Te Dortmundi kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e Hummelsit këtë edicion dhe për këtë arsye kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëpunimin.
34-vjeçari ka regjistruar 37 paraqitje deri më tani, ndërsa te Dortmundi u rikthye në vitin 2019 nga Bayern Munichu.
Artikuj të ngjashëm