Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, ka nënshkruar të mërkurën kontratën e re me skuadrën “verhdezi”.
Ai ka vazhduar me Dortmundin edhe për një vit tjetër.
Mbrojtësit gjerman i skadonte kontrata në këtë verë, por Hummelsi do të qëndrojë edhe një vit tjetër në “Signal Iduna Park”.
Dortmundi mund ta fitojë titullin e Bundesligës në gjermani nëse e fiton ndeshjen e fundit përballë Mainzit.
Dortmund – Mainz zhvillohet të shtunën në orën 15:30.