Kapiteni Marco Reus nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të sezonit kur i skadon kontrata, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e saj.
“Kicker” raporton të dielën se Reus është pajtuar me të gjitha kushtet e ofruara nga klubi gjerman, përfshirë edhe reduktimin e pagës.
Me rinovimin e kontratës, ai është pajtuar që paga e tij vjetore t’i zbritet në 7 milionë euro nga 13 milionë sa e kishte. Javën tjetër, klubi gjerman pritet ta zyrtarizojë rinovimin e kontratës me sulmuesin 33-vjeçar. Reus është pjesë e Dortmundit prej vitit 2012, ndërsa këtë sezon ka 8 gola e 7 asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm