Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami synon Reusin e Dortmundit

Marco Reus

West ham Unitedit i është ofruar mundësia për ta pasur në skuadër Marco Reusin, kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.

Reus nuk ka nisur ende bisedimet me Borussia Dortmundin për vazhdimin e kontratës.

34-vjeçari në edicionin aktual me fanellën e Dortmundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 28 ndeshje. Gjermani është legjendë e Dortmundit. Ai pjesë e Dortmundit është prej vitit 2012.

Për Gjermaninë ka luajtur 48 ndeshje, ndërsa ka shënuar 15 gola.