Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj shënon gol në fitoren e thellë të Augsburgut

Elvis Rexhbeçaj e ka shënuar edhe golin e dytë në edicionin aktual të Bundesligës gjermane. 
Mesfushori shqiptar me Augsburgun fituan të dielën në udhëtim te Heidenheimi me rezultatin 5:2. 
Ishte ndeshje e xhiros së tetë e Bundesligës. 
Rexhbeçaj e shënoi golin e fundit në ndeshje nga penalltia, në minutën e 88-të. 
Ai e kompletoi ndeshjen. 
Augsburgu ka tetë pikë pas tetë ndeshjeve të luajtura dhe është i dhjeti. Heidenheimi ka një pikë më pak në vendin e 11-të.

Artikuj të ngjashëm