Mesfushori kosovar Elvis Rexhbeçaj ka luajtur tërë ndeshjen dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në humbjen 2:1 që Augsburgu e pësoi në shtëpi nga Mainzi të shtunën në xhiron e tretë të Bundesligës gjermane.
Ermedin Demiroviq (35’) realizoi golin për Augsburgun, ndërsa për Mainzin realizuan Karim Onisiwo (31’) dhe Jae-sung Lee (90+3’).
Augsburgu pas tri xhirove i ka tri pikë, ndërsa Mainzi i ka 7 pikë.