Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Remsi njofton për largimin e Valon Berishës

Valon Berisha nuk do të jetë më pjesë e Reimsit. Reimsi ka njoftuar të premten se Berisha nuk është më pjesë e ekipit.

Remsi e bleu mesfushorin e Kosovës për 4.5 milionë euro tre vjet më parë nga Lazio. Sezonin e kaluar Remsi e huazoi te Melbourne City.

30-vjeçarit i mbetet ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër evropian.

Edhe Arbër Zeneli pritet të largohet nga skuadra franceze. Është bërë e ditur se do t’i bashkohet Adana Demirsporit.

Artikuj të ngjashëm