Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valon Berisha mbetet te Zurichu

Valon Berisha

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, do të mbetet edhe më gjatë pjesë e Zurichut.

Berishës i është vazhduar automatikisht kontrata edhe për një edicion. Te klubi zviceran janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e Berishës, ka njoftuar “Blick” të mërkurën.

“Kosovari, i cili u bashkua nga LASK-u në dimër, ka bërë tashmë dhjetë paraqitje dhe ka dhënë dy asistime. Në edicionin e ri Berisha pritet të jetë titullar, duke u dhënë udhëzime lojtarëve të shumtë të rinj. Zurichu konfirmoi se kontrata e tij është zgjatur për një vit”, shkruan “Blick”.

Berisha 33-vjeçar ka përvojë të madhe në futbollin evropian.

Ka luajtur për skuadra të ndryshme.

Ai për Kosovën ka 52 paraqitje dhe katër gola.