Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rebiq drejt Atleticos

Sulmuesi i krahut, kroati Ante Rebiq, pritet që karrierën ta vazhdojë në La Liga, te skuadra e Atletico Madridit. Gazeta spanjolle “Diario AS” ka njoftuar të dielën se Atletico është pranë marrëveshjes me Rebiqin, i cili pritet të largohet këtë verë nga Eintracht Frankfurti.

Bëhet e ditur se për kartonin e Rebiqit Atletico tashmë i ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim. Ai shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit pas paraqitjeve të mira që i pati edicionin e shkuar te Frankfurti, transmeton “Koha Ditore”.

Rebiq edicionin e fundit shënoi dhjetë gola dhe asistoi gjashtë herë në Bundesligë. Ai ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2022 kurse te ky ekip u transferua në vitin 2017 nga Fiorentina. Rebiq është reprezentues i Kroacisë.