Skuadra e Wolfsburgut po e synon transferimin e sulmuesit të krahut, kroatit Ante Rebiq, ka njoftuar “Goal” të martën. Mësohet se Rebiqi ka gjasa të mëdha të largohet nga Milani këtë verë dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë ekipi gjerman.
Rebiqi sezonin e fundit, në 29 paraqitje për Milanin në të gjitha garat shënoi tri gola dhe asistoi dy herë. Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2025, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.
Rebiq te Milani është transferuar në vitin 2019 nga Eintracht Frankfurti, kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Verona, Leipzigu e Spliti.