Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani dëgjon ofertat për Rebiqin

Kroati Ante Rebiq përfundimisht do të largohet nga skuadra e Milanit gjatë kësaj vere, ka raportuar “Corriere dello Sport” të premten.

Mësohet se Milani tashmë ka nisur t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin e krahut, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli për sezonin e ri.

Për ta lënë të lirë Rebiqin, Milani po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim.

Rebiq 24-vjeçar ka një titull kampioni të fituar në Itali dhe me Milanin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai ekipit italian iu bashkua në Eintracht Frankfurti para dy vjetësh dhe përgjatë dy edicioneve te Milani, Rebiq ka shënuar në total 23 gola.