Sulmuesi kroat, Ante Rebiq, do të jetë largimi i parë nga skuadra e Milanit me të përfunduar edicioni aktual. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të martën se Rebiq ka kohë që është nxjerrë në listën e transferimeve te Milani, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 10 milionë euro.
Mësohet se trajneri Stefano Pioli nuk llogarit në 29-vjeçarin, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të rikthehet në Bundesligë.
Këtë edicion, Rebiq nuk ka pasur minutazhë të madhe dhe ka shënuar 3 gola e ka bërë 2 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019. Para Milanit, Rebiq karrierë ka bërë edhe te Fioentina, Verona e Leipzigu.