Sulmuesi i krahut, Ante Rebiq, do të largohet nga Milani në fund të edicionit për t’u rikthyer në Gjermani. “Calciomercato” shkruan të mërkurën se ish-ekipi i tij Eintracht Frankfurti së shpejti do t’i nisë negociatat me skuadrën italiane për rikthimin e kroatit.
Frankfurti është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për Rebiqin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.
29-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.
Ai Milanit iu bashkua në vitin 2019 nga Frankfurti dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm