Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beshiktashi transferon Rebiqin

Sulmuesi i Kroacisë, Ante Rebiq, është përforcimi më i ri i skuadrës së Beshiktashit. Rebiq është prezantuar të hënën te Beshiktashi, ekip të cilit iu bashkua nga Milani i Italisë.

29-vjeçari me ekipin turk ka firmosur kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Për kartonin e tij, Beshiktashi i ka paguar ekipit italian 2 milionë euro.

Rebiq prej vitit 2019 ishte pjesë e Milanit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Eintracht Frankfurti, Fiorentina, Verona, Leipzigu e Spliti.

Ai te Beshiktashi po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin në edicionin e ri, ndërsa me Milanin e ka fituar titullin e kampionit të Italisë.

Gjatë katër edicioneve te Milani, Rebiq ka regjistruar 123 paraqitje, duke shënuar 29 gola dhe asistuar 17 herë.