Sulmuesi i Beshkiktashit, Milot Rashica, ka shpërndarë një fotografi në rrjetin e tij social së bashku me sulmuesin e Trabzonsporit, Ernest Muçin.
Ka disa ditë që mediumet turke që raportojnë për një transferim të mundshëm të Rashicës te Trabzonspori në afatin kalimtar të dimrit. Kjo fotografi ka nxitur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm.
Muçi dhe Rashica kanë luajtur së bashku te Beshiktashi.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, u huazua nga Beshiktashi te Trabzoni në verë deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
29-vjeçari Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Muçi është duke shkëlqyer te Trabzoni këtë edicion.
Ai te Beshiktashi u transferua në vitin 2023 nga Norwich City për 5 milionë euro.
Sulmuesi i Kosovës këtë edicion ka dy gola dhe tri asistime në 18 ndeshje të luajtura.