Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frankfurti do 40 milionë euro për Rebiqin

Eintracht Frankfurti s’do të ndahet me kroatin Ante Rebiq nëse nuk fiton të paktën 40 milionë euro për largimin e tij.

Sipas “AS”, klubi gjerman po këmbëngul që anësori kroat nuk do të largohet nëse nuk vjen oferta e kërkuar, duke parë interesimin nga disa skuadra evropiane, të prira nga Atletico Madrid.

25-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në 28 ndeshje në Bundesligë sezonin e shkuar.