Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali përfshin Camavingan në ofertën për Bellinghamin

Real Madridi do ta bëjë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Anglisë, Jude Belligham, në fund të këtij sezoni. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Reali tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për mesfushorin 19-vjeçar.

Reali ka ofruar kartonin e francezit Edoardo Camavinga plus 100 milionë euro për ta bindur ekipin gjerman në lirimin e Bellinghamit. Në garë për anglezin janë edhe Manchester City, Manchester Unitedi e Liverpooli, pasi ai ka paralajmëruar largimin nga Dortmundi në verë.

Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Birminghami.