Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pas Osimhenit

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën. Mësohet se Reali është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, i cili ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë sezon te Napoli.

Osimhen po shihet te Reali si pasardhës i denjë i Karim Benzemas dhe madrilenët po synojnë transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

23-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 13 paraqitje për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille. Nigeriani ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2025.