Sport

Reali synon Osimhenin

Real Madridi ka kthyer sytë kah nigeriani Victor Osimhen për ta forcuar sulmin për edicionin e ri. “Marca” ka raportuar të martën se Reali po bën gati ofertën për sulmuesin e Napolit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka kërkuar largimin nga ekipi italian verën tjetër.

Mësohet se Reali është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka prishur raportet me drejtuesit e Napolit.

Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa te Real Madridi po shihet si përforcim i duhur për sulmin.

Edicionin e shkuar, Osimhen shënoi 31 gola në të gjitha garat, ndërsa ndihmoi Napolin ta fitojë titullin e kampionit të Italisë pas më shumë se tri dekadave. Këtë edicion, Osimhen ka 5 gola dhe 1 asistim në 8 paraqitje për ekipin italian, të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Lille.