Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali bën ofertë për Osimhenin

Victor Osimhen - Napoli

Real Madridi i ka bërë ofertë zyrtare Napolit për sulmuesin Victor Osimhen, ka njoftuar “Marca” të hënën. Bëhet e ditur se për transferimin e Osimhenit këtë verë, Reali ka ofruar 80 milionë euro plus kartonin e mbrojtësit Nacho Fernandez, i cili pëlqehet nga drejtuesit e Napolit.

Osimhen po shkëlqen këtë sezon te Napoli dhe Reali do ta bëjë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij para skuadrave angleze.

Nigeriani ka realizuar 29 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në verën e vitit 2025. 24-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Lille.