Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madrid dhe Manchester Unitedi pas Osimhenit

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Forma e mirë që ka treguar sulmuesi nigerian ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për të.

Së fundmi sipas mediave italiane Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Të dyja klubet mund të lëvizin për 23-vjeçarin në afatin kalimtar të verës, pavarësisht faktit se kontrata e tij aktuale nuk skadon deri në vitin 2025.

Napoli pagoi 70 milionë euro për të nënshkruar me Osimhen nga Lille në vitin 2020 dhe çmimi i tij thuhet se veç është rritur që atëherë. Skuadrat që duan ta blejnë sulmuesin nigerian thuhet se duhet të paguajnë të paktën 100 milionë euro.

Sulmuesi këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm