Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Noussair Mazraoui, ka bërë të ditur “Marca” të mërkurën.
Marokeni do të largohet nga Bayern Munichu këtë verë dhe Reali po përgatit ofertën për transferimin e tij.
25-vjeçari po shihet si opsion i mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes te Reali dhe ekipi spanjoll do të ofrojë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.
Mazraoui iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Ajaxi, por këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te skuadra gjermane.
Në 23 paraqitje në të gjitha garat ai ka bërë 4 asistime për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Krahas Realit, interesim për Mazraouin ka kohë që ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit.