Skuadra e Interit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, marokenin Noussair Mazraoui. “Calciomercato” raporton të hënën se Interi po përgatit ofertën për 25-vjeçarin, i cili mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes dhe po kërkohet me ngulm nga trajneri Simone Inzaghi.
Për ta bindur Bayern Munichun në lirimin e tij në fund të sezonit, thuhet se Interi do të ofrojë 35 milionë euro dhe gjasat janë të mëdha që ta transferojë.
Mazraoui pritet të largohet nga bavarezët, pasi nuk ka arritur të adaptohet në Gjermani edhe pse ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026.
Ai iu bashkua Bayernit vitin e shkuar nga Ajaxi, ndërsa deri më tani këtë sezon, ka tri asistime në të gjitha garat.