Krerët e Juventusit po e monitorojnë situatën e marokenit Noussair Mazraoui te skuadra e Bayern Munichut, ka bërë të ditur “Tuttosport” të premten.
Mbrojtësi i krahut, ditë më parë, ka paralajmëruar se nuk është aspak i kënaqur te Bayerni dhe se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.
25-vjeçari është ankuar për hapësirën e vogël që ka pasur këtë sezon dhe Juventusi është gati të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e tij.
Mazraoui iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Ajaxi, ndërsa këtë sezon ka vetëm 20 paraqitje dhe tri asistime deri më tani. Ai është reprezentues i Marokut dhe ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2026.