Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron mbrojtësin Mazraoui

Kampioni i Bundesligës, Bayern Muenchen, ka siguruar mbrojtësin Noussair Mazraoui për sezonin e ardhshëm, ka shkruar “Bild” të enjten.

Marokeni që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, tashmë i ka kryer me sukses kontrollimet mjekësore tek ekipi bavarez. Ai ka pranuar të firmosë kontratë deri në vitin 2027 me një pagë vjetore prej tetë milionë eurosh, që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

24-vjeçari te Bayerni do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Ajaxin. Për shërbimet e Mazraouit, Bayerni ka mposhtur konkurrencën e fortë të Borussia Dortmundit.

Reprezentuesi i Marokut, këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime në të gjitha garat për Ajaxin.

Artikuj të ngjashëm