Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ndaj Leipzigut me lojtarë të rinj në mbrojtje

Të tre mbrojtësit e krahut të djathtë të Bayern Munichut janë të lënduar.

Kështu, përveç rezultateve negative, bavarezët po përballen edhe me probleme të lëndimeve, sidomos në fazën e mbrojtjes.

Klubi i madh gjerman të martën njoftoi se Noussair Mazraoui ka lëndim me zgjatje të muskulit, dhe pritet t’i mungojë skuadrës tri deri në katër javë.

Marokeni u zëvendësua në humbjen 3:2 të dielën nga Bochumi.

Me atë disfatë, Bayern Munichu tani ka mbetur prapa Leverkusenit tetë pikë larg kreut të tabelës.

Edhe Bayernit i lëndohet mbrojtësi francez Futboll Bayernit i lëndohet mbrojtësi francez

Ishte humbja e tretë rresht e Bayernit në të gjitha garat.

Mbrojtësi tjetër, Sacha Boey, që ka luajtur vetëm dy herë qëkur u transferua muajin e kaluar, ka po ashtu problem muskulor.

Nuk është i gatshëm për lojë as Bouna Sarr e as mesfushori Konrad Laimer, që ka luajtur si mbrojtës i djathtë më herët gjatë këtij edicioni.

Mbrojtësi i qendrës, Dayot Upamecano, u përjashtua nga loja kundër Bochumit, dhe të shtunën nuk do të luajë kundër Leipzigut për shkak të suspendimit.

Edhe Te Maroku shpresojnë ta kenë gati Saibarin Botërori 2026 Te Maroku shpresojnë ta kenë gati Saibarin

Eric Dier që u huazua nga Tottenhami muajin e kaluar, mund ta mbulojë krahun e djathtë.

Të lënduar janë edhe Alphonso Davies, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry.