Gjiganti i Bundesligës gjermane, Bayern Munich, i ka siguruar shërbimet e marokenit Noussair Mazraoui nga Ajaxi i Amsterdamit.
Ai bëhet edhe transferimi i parë i bavarezëve për sezonin e ri.
Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq, e ka konfirmuar lajmin të mërkurën, ndërsa tani kanë mbetur të sqarohen edhe detajet e fundit.
“Jemi në fazën e fundit dhe duket gjithçka në rregullt”, ka thënë Salihamixhiq për mediat gjermane.
“Ai është tip i lojtarit që pëlqehej nga shumë skuadra të Evropës. Është shumë i lumtur që ka vendosur të jetë pjesë e jona në vitet e ardhshme. Kemi për të bërë edhe disa gjëra. Por, ai është lojtar që mund të na ndihmojë dhe ta forcojë ekipin”, është shprehur Salihamixhiq.
Sipas informacioneve të “Sky Sportit” gjerman, 24-vjeçari transferohet te Bayerni si lojtar i lirë, ndërsa do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Mazraoui është mbrojtës i krahut të djathtë dhe ka shënuar pesë gola e katër asistime në 33 paraqitje me Ajaxin këtë edicion.
Me Marokun ka 12-të paraqitje e një gol të shënuar.