Real Madridi synon transferimin e Noussair Mazraouit në verën e këtij vitit.
Sipas raportimeve, Reali kërkon mbrojtësin e Bayern Muenchenit për të zëvendësuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Carvajal. Marokeni është i zhgënjyer me hapësirën që ka pasur te skuadra gjermane.
Ai ka kërkuar largimin nga gjiganti i Gjermanisë dhe ka mundësi t’i bashkohet skuadrës madrilene në qershor. 25-vjeçar me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Kësaj skuadra iu bashkua në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Ajaxit. Vlera e 25-vjeçarit në tregun e transferimeve është rreth 30 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm