Real Madridi po monitoron dy futbollistë të Newcastle Unitedit, të cilët po synon t’i transferojë pas përfundimit të edicionit aktual. “Marca” ka njoftuar të premten se bëhet fjalë për sulmuesin Alexander Isak dhe mesfushorin Bruno Guimaraes.
Reali është gati të ofrojë rreth 130 milionë euro për dy futbollistët, të cilët po shihen si përforcime të duhura për edicionin e ri.
Isak 24-vjeçar ka shënuar 9 gola këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.
Kontratë deri në vitin 2028 ka edhe mesfushori Bruno, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. 26-vjeçari që kërkohet edhe nga Barcelona, ka 1 gol e 2 asistime në të gjitha garat për Newcastlen.