Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pas Davesit

Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Alphonso Davies.

“Marca” raporton të mërkurën se Reali po synon transferimin e kanadezit në verën e vitit të ardhshëm.

Davies është pjesë e Bayernit Muenchenit dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Për kartonin e tij, Reali është i gatshëm të shpenzojë 70 milionë euro.

Davies po shihet te Reali si përforcim i duhur për krahun e majtë të mbrojtjes pas paraqitjeve të mira që i ka treguar deri më tani. Mësohet se Reali në fillim të vitit të ardhshëm do të bëjë ofertë zyrtare për Daviesin.

Ai iu bashkua Bayernit në vitin 2019 dhe këtë edicion ka dy asistime në 13 paraqitje. 21-vjeçari, po ashtu ka edhe 32 ndeshje dhe 12 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kanadasë.