Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nxjerr në shitje Valverden

Mesfushori Federico Valverde pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere, ka njoftuar sajti “Relevo” të martën.

Bëhet e ditur se te Reali tashmë kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Valverden, i cili ka tërhequr interesimin e skuadrave angleze.

Me shitjen e Valverdes, Reali po synon të bëjë vend në ekip për anglezin Jude Bellingham, që pritet të jetë përforcimi i madh i ekipit spanjoll këtë verë.

Valverde ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 80 milionë euro. 24-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Realit prej vitit 2018, ndërsa edicionin e fundit ka treguar paraqitje të mira. Në 56 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Valverde ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 7 asistime.

Artikuj të ngjashëm