Trajneri Vincent Kompany ka identifikuar një yll të Real Madridit si përforcim të mundshëm për Bayern Munchenin.
Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, Kompany i është drejtuar tashmë drejtuesve të Bayernit për t’u informuar në lidhje me mundësinë e transferimit të mesfushorit uruguaian, Federico Valverde.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoValverde ka tërhequr vëmendjen e belgut Kompany.
Kontrata e Valverdes me “Los Blancos” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029 dhe sipas faqes së specializuar për statistika “Transfermarkt”, vlera e tij në treg është 120 milionë euro.
Pos Bayernit edhe skuadra si Manchester United e Chelsean janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e Valverdes.
27-vjeçari është lojtar kyç për Realin. Ai luan kryesisht si mesfushor, por gjithashtu mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut. Madje në shumë prej ndeshjeve të Realit këtë edicion, Valverde ka luajtur si mbrojtës i krahut për shkak të mungesave të rëndësishme në repartin defensiv.
Reprezentuesi i Uruguait pjesë e Realit është nga viti 2018.