Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Valverden

Skuadra e Liverpoolit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde, njofton të hënën “Sky Sports”.

Thuhet se Liverpooli po insiston ta bindë Realin në lirimin e tij gjatë kësaj vere. Madje, mësohet se Liverpooli ka bërë ofertë zyrtare dhe për kartonin e tij ka ofruar 60 milionë euro, pasi Valverde po kërkohet me ngulm nga trajneri Juergen Klopp.

24-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi mbi 80 milionë euro.

Ai është promovuar në ekipin e parë të Realit në vitin 2018, ndërsa edicionin e fundit ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 7 herë në 56 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm