Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli do të tentojë transferimin e Valverdes

Liverpooli është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ri.

Trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të monitorojnë situatën e mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde, shkruan “liverpoolecho”.

Uruguaiani është veçuar sezonin e shkuar te madrilenët me paraqitjet e tij.

Te skuadra angleze besojnë se 24-vjeçari është përforcimi i duhur për sezonin e ri.

Valverde ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027.

Artikuj të ngjashëm