Liverpooli nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde. “Daily Mail” shkruan të hënën se Liverpooli do të bëjë ofertë zyrtare vitin e ardhshëm për Valverden.
Synimi i klubit anglez është ta ketë në radhët e veta 24-vjeçarin për sezonin e ardhshëm. Në fakt, Liverpooli kishte tentuar transferimin e Valverdes këtë verë, por Reali ka refuzuar ofertën prej 100 milionë eurosh për uruguaianin.
Valverde po shkëlqen këtë edicion, pasi ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë në nëntë paraqitje për Realin. Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2027.
Artikuj të ngjashëm