Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ylli i Realit i ka luajtur 77 ndeshje për 13 muaj

Federico Valverde

Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, ka qenë njëri prej figurave kryesore të klubit në vitet e fundit.

Mesfushori 27-vjeçar vazhdon të jetë i pranishëm në fushë dhe prej më të mirëve, ndonëse prej 1 gushtit të vitit të kaluar, i ka zhvilluar 77 ndeshje për klubin dhe shtetin e tij, Uruguain.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai në total i ka zhvilluar 6,573 minuta.

Valverde pritet të luajë edhe sot kundër Real Sociedadit.

Ndeshja Real Sociedad – Real Madrid nis në orën 16:15 dhe i takon xhiros së katërt të La Ligas.