Federico Valverde bëhet futbollisti i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit.
Ekipi nga La Liga, ka njoftuar të enjten se Valverde ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2029. Krahas rinovimit të kontratës, Valvdere do ta ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.
Ai bëhet futbollisti i katërt pas Vinicius Juniorit, Rodrygos dhe Edouardo Camavingas që ka rinovuar kontratën brenda një periudhe të shkurtër.
25-vjeçari këtë edicion ka 1 gol e 3 asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e ekipit të parë të Realit prej vitit 2018.
Artikuj të ngjashëm