Sulmuesi i krahut, braziliani Vinicius Junior ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027 me Real Madridin, ka njoftuar të martën ekipi nga La Liga.
23-vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2018 nga Flamengo dhe për ekipin spanjoll ka zhvilluar 235 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 62 gola.
“Real Madridi dhe Vini Jr, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2027”, ka shkruar Real Madridi në njoftim.