Skuadra e Real Madridit ka nisur negociatat me mesfushorin spanjoll Fabian Ruiz, i cili është pjesë e Napolit.
Gazeta spanjolle “Marca”, ka njoftuar të mërkurën, se Ruiz pritet të jetë njëri prej përforcimeve të afatit kalimtar të janarit te Real Madridi, transmeton Koha Ditore.
Mesfushori 23-vjeçar, te Reali shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion te Napoli. Ruiz ka një gol e dy asistime në 14 ndeshje për Napolin në të gjitha garat.
Te Reali, janë të gatshëm që për transferimin e tij, të paguajnë dëmshpërblim deri në 75 milionë euro. Ai te Napoli u transferua vitin e shkuar nga Betisi për 30 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023.