Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Ruizin

Mario Rui

Pas Juventusit, edhe Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mësohet se Reali po e sheh Ruizin si përforcim të nevojshëm dhe pritet të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e tij këtë verë. 26-vjeçari po kërkon largimin nga Napoli, pasi tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018 dhe ekipi nga Serie A për lirimin e tij po kërkon të paktën 35 milionë euro.